Shpallet lojtari më i mirë i javës nga xhiro e 26-të e Superligës në basketboll

29.03.2021

Java e 26-të në Superligën e Kosovës ka dhuruar ndeshje mjaft interesante dhe ku po luftohet për çdo pozitë. Basketbollisti i javës është shpallur qendra pejane, Lis Shoshi. Ai ndaj Trepçës për 30 minuta sa qëndroi në parket kishte 23 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim, duke pasur indeksin e ndeshjes 29. Kjo ishte vetëm […]

Shpallet lojtari më i mirë i javës nga xhiro e 26-të e Superligës në basketboll Foto: Ilustrim

Java e 26-të në Superligën e Kosovës ka dhuruar ndeshje mjaft interesante dhe ku po luftohet për çdo pozitë.

Basketbollisti i javës është shpallur qendra pejane, Lis Shoshi. Ai ndaj Trepçës për 30 minuta sa qëndroi në parket kishte 23 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim, duke pasur indeksin e ndeshjes 29.

Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë për Shoshin, i cili është rikthyer në parket pas afër gati dy viteve. Takimin e parë e zhvilloi ndaj Ponte Prizrenit. Lisi është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe pritet t’i ndihmojë Dardanëve kur të rikthehet, pasi ishte mungesë e madhe, që nga lëndimi, që pësoi në verën e vitit 2019.

Top 5 basketbollistët me indeksin më të lartë në xhiron e 26-të ishin: Obinna Oleka i Bashkimit 36, Lis Shoshi i Pejës 29, Brandon Walters i Pejës 29, Nigel Johnson i Sigal Prishtinës 28 dhe Ed Daniel i Rahovecit 28.