Shorti i raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, Ballkani mëson kundërshtarin tjetër

15.06.2022

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani tashmë ka mësuar edhe kundërshtarët e saj në këtë tur. Në raundin e parë, kampioni i Kosovës, Ballkanit do të kenë përballë kampionin e Lituanisë, Zalgiris, me sfidat që do të fillojnë të luhen më 5-6 korrik, ndërsa ndeshjen e kthimit do e luajë në shtëpi më 12-13 korrik. Klubi […]

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani tashmë ka mësuar edhe kundërshtarët e saj në këtë tur.

Në raundin e parë, kampioni i Kosovës, Ballkanit do të kenë përballë kampionin e Lituanisë, Zalgiris, me sfidat që do të fillojnë të luhen më 5-6 korrik, ndërsa ndeshjen e kthimit do e luajë në shtëpi më 12-13 korrik.

Klubi suharekas që udhëhiqet nga trajneri Ilir Daja, gjatë ditës së sotme ka mësuar edhe fatin e raundit të dytë kualifikues, kjo nëse arrijnë të triumfojnë ndaj Zalgiris, pra në raundin e parë.

Ballkani do të përballet në turin e dytë të Ligës së Kampionëve me Malmon ose me fituesin e paraeliminatoreve.

Ndryshe, ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 19 dhe 20 korrik, ndërkaq ndeshjet e kthimit luhen më 26 dhe 27 korrik.