Shkupi – Ballkani, ‘finalja’ shqiptare për një vend në grupet e Ligës së Konferencës
Ky është suksesi më i madh që kanë arritur klubet kosovare në garat evropiane. Deri te ky sukses portokallezinjtë e Suharekës erdhën pas fitores me penallti në ndeshjen e kthimit në Ishujt Faroe, ndaj Klaskvikut (4:3). Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:1 në të mirë të skuadrës nga Ishujt Faroe dhe duke pasur […]
Ky është suksesi më i madh që kanë arritur klubet kosovare në garat evropiane. Deri te ky sukses portokallezinjtë e Suharekës erdhën pas fitores me penallti në ndeshjen e kthimit në Ishujt Faroe, ndaj Klaskvikut (4:3).
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2:1 në të mirë të skuadrës nga Ishujt Faroe dhe duke pasur parasysh se në ndeshjen e parë edhe Ballkani kishte fituar me një gol epërsi (3:2), ndeshja shkoi në vazhdime.
Klaksviku kaloi në epërsi në minutën e 56-të, me golin e Mads Mikkelsen. Rezultatin e barazoi Ermal Krasniqi, në minutën e 83-të me një gjuajtje nga distanca. Megjithatë, vendasit arritën ta rikthejnë epërsinë në minutën e 89-të, me golin e Da Silva-s, duke e çuar ndeshjen në vazhdimet dy herë nga 15 minuta. Në këto periudha të lojës asnjëra skuadër nuk realizoi gol dhe kualifikimi u vendos në penallti.
Më meritori për suksesin e Ballkanit ishte portieri Damir Ljulanoviq, i cili priti dy penallti, teksa penalltinë vendimtare për portokallezinjtë e shënoi Lindon Emërllahu.
Balllkani do të luajë në ‘play-off” të Ligës së Konferencës kundër kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare, FC Shkupi.
Ndeshja e parë zhvillohet të enjten (18 gusht) në Shkup, ndërsa tjetra pas një jave në Prishtinë.
Ballkani ka eliminuar nga kjo garë La Fioritan dhe Klaksvikun, ndërsa në Ligën e Kampionëve ishte mposhtur nga Zalgiris.