Shkruhet historia në Ligën e Kombeve, Portugalia fiton trofeun, mposht Holandën në finale

Kombëtarja e Portugalisë ka arritur që ta fitoi trofeun e Ligës së Kombeve dhe të hyj në histori duke u bërë kombëtarja e parë që e fiton këtë trofe në këtë garë evropiane.

Në edicionin e parë të garës më të re nga UEFA, Portugalia arriti që të shpallet kampion duke e mposhtur në finale Holandën me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores për portugezët e shënoi Goncalo Guedes në minutën e 60-të, asistues ishte Bernardo Silva.

Me këtë fitore Kombëtarja e Portugalisë fiton trofeun e Ligës së Kombeve për këtë sezon.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.