“Shkëmbi zgjedhja e duhur, Ballkani dhe Drita do kenë rivalitet të madh në pranverë”

29.12.2020

Para disa ditësh stafi i klubit futbollistik nga Suhareka, Ballkani i ka ndërprerë bashkpunimet me trajnerin Ismet Munishi duke e zëvendësuar atë me Bledi Shkëmbin. Vendimi i klubit futbollistik nga Suhareka për blerjen e trajnerit Shkëmbi zgjoi reagime si pozitive poashtu edhe negative. Në mes të këtyre mendimeve e kritikave, trajneri i Dritës U-19, Genc […]

“Shkëmbi zgjedhja e duhur, Ballkani dhe Drita do kenë rivalitet të madh në pranverë” Foto: Ilustrim

Para disa ditësh stafi i klubit futbollistik nga Suhareka, Ballkani i ka ndërprerë bashkpunimet me trajnerin Ismet Munishi duke e zëvendësuar atë me Bledi Shkëmbin.

Vendimi i klubit futbollistik nga Suhareka për blerjen e trajnerit Shkëmbi zgjoi reagime si pozitive poashtu edhe negative.

Në mes të këtyre mendimeve e kritikave, trajneri i Dritës U-19, Genc Sermaxhaj e dha mendimin e tij personal për këtë vendim të Ballkanit.

Sipas tij, Shkëmbi është zgjedhja më e mirë e mundshme ndër trajnerat e tjerë nga Shqipëria dhe ai tashmë është i dëshmuar me futbollin e bukur që ka aplikuar tek Liria dhe Tetuta.

“Tani tek Ballkani ka një mundësi edhe më të mirë për të bërë më shumë sepse ekipi është me cilësi shumë të mira”, shkroi Sermaxhaj në Facebook.

Po ashtu ai vlerëson se do të ketë rivalitet të madh për garën e titullit në mes Dritës e Ballkanit, dy ekipeve më të mira aktualisht në Superligë.