Shkëmbi për ndeshjen e djeshme: Futbollistët bënë punë të mirë, Blendi Baftiu mungoi sepse ishte helmuar

11.04.2021

Ballkani ka triumfuar ndaj Besës në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës. Ballkani në drejtim të Bledi Shkëmbit triumfuan me rezultat 4-1 në një fitore komode. Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi u shpreh i kënaqur me ndeshjen dhe me paraqitjen e futbollistëve.  Ai foli edhe për mungesën e Blendi Baftiut, […]

Shkëmbi për ndeshjen e djeshme: Futbollistët bënë punë të mirë, Blendi Baftiu mungoi sepse ishte helmuar Foto: Ilustrim

Ballkani ka triumfuar ndaj Besës në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës.

Ballkani në drejtim të Bledi Shkëmbit triumfuan me rezultat 4-1 në një fitore komode.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi u shpreh i kënaqur me ndeshjen dhe me paraqitjen e futbollistëve.

 Ai foli edhe për mungesën e Blendi Baftiut, i cili nuk u paraqit këtë ndeshje.

“Këto ndeshje janë të vështira, pasi që duhet ta motivoj skuadrën në mënyrën e duhur. Futbollistët duhet të kuptojnë që pa dhënë maksimumin nuk mund të fitojmë ndeshje”, tha ai.

“Patëm shumë raste për të shënuar dhe më vjen mirë që lojtarët e kuptojnë vetë situatën në këto raste”, shtoi ai.

“E vërteta është që Baftiu ishte helmuar dhe nuk është ishte gatshëm të jetë me ne sot. Unë nuk e di se çfarë flitet jashtë, ose për çfarë konfrontimi e keni fjalën, por e vërteta është që unë nuk i kam të prishura raportet jo me Baftiun, por me asnjë futbollist”, tha Shkëmbi.

“Unë kam ardhur të bëj punën time dhe lojtarët kanë punën e tyre. Njëkohësisht, Blendi Baftiut i uroj shërim të shpejtë”, përfundoi Bledi Shkëmbi.

Kujtojmë se Ballkani ndodhet në pozitën e parë në tabelën e Superligës me gjithsej 58 pikë.