Shkëmbi: FC Ballkani do të ‘luftojë’ deri në fund

05.04.2021

Prishtina e ka fituar derbin e fundjavës që lamë pas duke mundur në udhëtim Ballkanin, me rezultat 0-1. Dueli mes Ballkanit dhe prishtinasve, ka prodhuar një lojë të fortë, me raste nga të dy anët, por vetëm një gol të shënuar. Kryeqytetasit falë autogolit të Armend Thaqi (35’), ia dolën që të marrin pikët e […]

Shkëmbi: FC Ballkani do të ‘luftojë’ deri në fund Foto: Ilustrim

Prishtina e ka fituar derbin e fundjavës që lamë pas duke mundur në udhëtim Ballkanin, me rezultat 0-1.

Dueli mes Ballkanit dhe prishtinasve, ka prodhuar një lojë të fortë, me raste nga të dy anët, por vetëm një gol të shënuar.

Kryeqytetasit falë autogolit të Armend Thaqi (35’), ia dolën që të marrin pikët e plota nga ky udhëtim i vështirë, duke bërë hapin e madh në garën për kreun e tabelës.

Vendasit në pjesën e parë patën rastin ideal për të barazuar rezultatin, por Mirlind Daku dështoi nga pozita ideale. Edhe fraksioni i dytë i lojës, ka dhënë lojë të fortë, më disa raste të mira nga të dy anët. Skuadra nga Suhareka provoi më të gjithat forcat që të gjej rrugën e golit, por tentimet e tyre ishin të kota, derisa edhe mysafirët patën rastet e tyre në pjesëlojën e dytë.

Ndërsa pas kësaj ndeshje është deklaruar edhe trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi tha se goli kishte ndikuar negativisht, kurse bëri të ditur se do garojnë deri në fund për titull.

“U pa në fakt që goli ndikoi për keq, por do të thoja që deri në ato minuta nuk kemi bërë lojë të mirë. Nga ana psikologjike goli ndikoi për keq dhe në asnjë moment nuk arritëm të bëjmë atë lojën që kjo skuadër bën”.

“Ballkani do të jetë deri në fund në luftë me këto dy ekipe, është një garë interesante, ka shumë pikë në lojë, ka edhe 9 ndeshje.

Ne do të bëjmë mire dhe do të marrim maksimumin e mundshëm”, tha trajneri i Ballkanit.