Shkëmbi e nis mbarë me FC Ballkanin, arrinë fitore ndaj FC Besës

Ka përfunduar ndeshja mes Besës dhe Ballkanit, në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në duelin që u zhvillua në Brestovik, Ballkani arriti fitore të thellë, 3-0.
Golat për suharekasit i shënuan Edvin Kuc dhe Blendi Baftiu (x2).
Pas kësaj fitore Ballkani gjendet në pozitën e dytë me 41 pikë, kurse Besa në vendin e fundit me vetëm gjashtë sosh.
Kujtojmëse kjo ishte ndeshja e parë e fituar e suharekasve në drejtim të Bedi Shkëmbit.