Shkëmbi dëshiron “gardian të ri”, një portier nga jashtë në prova tek Ballkani

19.01.2021

KF Ballkani vazhdon të mbetet në ndjekje të një portieri për stinorin pranveror. Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi nuk bindet vetëm nga Kenan Haxhihamza dhe po kërkon dikë tjetër për të mbrojtur portën e “Xhebrailave”. Para disa ditësh tek klubi në formulë të huazimit erdhi portieri i ri nga Shkëndija, Bekim Redjepi. Por, Redjepi nuk […]

Shkëmbi dëshiron “gardian të ri”, një portier nga jashtë në prova tek Ballkani Foto: Ilustrim

KF Ballkani vazhdon të mbetet në ndjekje të një portieri për stinorin pranveror.

Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi nuk bindet vetëm nga Kenan Haxhihamza dhe po kërkon dikë tjetër për të mbrojtur portën e “Xhebrailave”.

Para disa ditësh tek klubi në formulë të huazimit erdhi portieri i ri nga Shkëndija, Bekim Redjepi.

Por, Redjepi nuk bindi dhe u kthye prapë në Tetovë.

Tani siç duket suharekasit kanë afruar një portier tjetër në provë, dhe e kanë marrë me vete në Antalya.

GazetaOlle ka kontaktuar me drejtuesit e skuadrës nga Suhareka, por ata kanë hezituar të tregojnë se kush është “gardiani i ri” që po merrë pjesë në stërvitjet e skuadrës.

Gjithçka që dihetderi më tani është se portieri i ri i skuadrës vjen nga jashtë Kosovës dhe aktualisht është në prova tek Ballkani.

Informacioni do të përditësohet po sa të kemi diçka të re për t’iu treguar./Olle/