Shkëlqen Golden Eagle Ylli, mposht edhe Trepçën

27.10.2021

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri tek rezultati 12:12 dhe më pas mysafirët krijuan epërsi prej pesë pikësh 16:21, ndërsa çereku i parë përfundon 23:29. Vendasit e nisën më mirë periudhën e dytë, duke barazuar shifrat në 30:30, e më pas për të kaluar në epërsi 39:33, dhe më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, […]

Shkëlqen Golden Eagle Ylli, mposht edhe Trepçën Foto: Ilustrim

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri tek rezultati 12:12 dhe më pas mysafirët krijuan epërsi prej pesë pikësh 16:21, ndërsa çereku i parë përfundon 23:29. Vendasit e nisën më mirë periudhën e dytë, duke barazuar shifrat në 30:30, e më pas për të kaluar në epërsi 39:33, dhe më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 43:40.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku dallimin e bënë në periodën e tretë. Ata ngritën epërsinë minutë pas minute, duke arritur deri në 20 pikë epërsi 72:52, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Në 10 minutat ata menaxhuan epërsinë e krijuan dhe në fund triumfuan me rezultat bindës 91:68.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 21 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, Cameron Williams me 20 pikë, pesë kërcime e dhjetë asistime dhe Ardit Pepaj me 20 pikë, kurse te Trepça u dalluan Amin Hot me 17 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime dhe Drilon Hajrizi me 19 pikë.

Ylli ka katër fitore dhe katër humbje, ndërsa Trepca pesë fitore dhe dy humbje.