Shkëlqen Distria Krasniqi, e artë në Evropianin e xhudos

Shkëlqen Distria Krasniqi, e artë në Evropianin e xhudos
Çlirim Gashi

16.04.2021 / Sport

Xhudistja jonë Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Distria ka rrëmbyer medaljen e artë në këtë eveniment të madh të garave. Ajo në fitoj finalen pasi që ukrainasja Bilodid nuk u paraqite farë në tapet për shkak të lëndimit.  

Gjatë rrugës së saj drejt triumfit, xhudistja nga Kosova e mundi në gjysmëfinale rusen, Sabina Giliazova.

Fillimisht në raundin e parë nuk kishte kundërshtar, kurse në të dytin e mposhti italianen Giorda, kurse në të tretin fitoi ndaj izraelites Rishony.

RAPORTO