Shërohen nga covid-19 dy futbollistët e rinj të FC Ballkanit

Super lajme na vijnë nga qyteti i Suharekës në këtë mesnatë. Nga njëzet e shtatë (27) pacientë të shëruar në tërë Kosovën, 8 janë nga Suhareka.

Në mesin e 8 të shëruarve janë edhe dy futbollistët e rinj të Ballkanit tashmë janë konfirmuar si negativ me pandeminë e koronavirusit.

Lajmi është konfirmuar nga prindi i tyre Nazmi Kolgeci në rrjetet sociale.

“Më në fund negativ me Covid-19. Tani i kthehemi jetës normale. Faleminderit të gjithëve që u interesuat për familjen time”, ka shkruar Kolgeci në llogarinë e tij në Facebook.

Dy futbollistët e rinj kishin dal pozitiv me koronavirus afro dy javë më parë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.