Shënoi gol ndaj Dortmundit, Milot Rashica futet në histori të Werder Bremenit

05.02.2020

Dje u zhvillua ndeshja në kuadër të Kupës së Gjermanisë, ku u përballen Werder Bremeni ndaj Borussia Dortmund. Ndonëse Borussia Dortmund pas transferimit të Haaland i cili po shkëlqen me debutimet e tij, dje kjo skuadër nuk arriti t’i bëjë ballë Werder Bremenit. Në ndeshjen e djeshme Werder Bremeni ka fituar me rezultat 3-2, kjështu […]

Shënoi gol ndaj Dortmundit, Milot Rashica futet në histori të Werder Bremenit Foto: Milot Rashica - Werder Bremen

Dje u zhvillua ndeshja në kuadër të Kupës së Gjermanisë, ku u përballen Werder Bremeni ndaj Borussia Dortmund.

Ndonëse Borussia Dortmund pas transferimit të Haaland i cili po shkëlqen me debutimet e tij, dje kjo skuadër nuk arriti t’i bëjë ballë Werder Bremenit.

Në ndeshjen e djeshme Werder Bremeni ka fituar me rezultat 3-2, kjështu duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës njëherish edhe lojtari vendimtar te Werder Bremeni, Milot Rashica shënoi gol, pas një periudhe kohore.

Me golin e shënuar nga Rashica, Werder Bremeni arriti të kalojë tutje kështu duke e bërë rezultatin 3-1.

Pas kësaj fitore Milot Rashica është futur në historinë e klubit gjerman, Werder Bremenit si i pari futbollist i cili ka arritur të shënojë 6 gola rresht në ndeshjet e Kupës së Gjermanisë.