Shaqiri: Liverpool nuk është robot dhe do të ketë ditë të këqija

Përfaqësuesi zviceran është i vetëdijshëm se klubi anglez, Liverpool nuk mund të jetë qdo herë më i mir ose në top formë në çdo ndeshje, por beson se ata kanë kualitet të mjaftueshëm për të mbështetur sfidën e titullit.

Xherdan Shaqiri thotë se Liverpooli “nuk është robotë”, por beson se ata kanë mjaft lojtarë me aftësi fitimprurëse në dispozicion për të fituar titujt dhe ndeshjet e radhës.

Liverpool kanë mbajtur një nivel të lavdërueshëm në këtë sezon, duke pësuar vetëm një humbje në Premier Leagu, prej 24 ndeshjeve të luajtura.

Klubi i Jurgen Klopp u pozicionua në krye të tabelës si rezultat, me një udhëtim në West Ham të hënën duke i paraqitur ata me një shans për të zgjeruar kryesimin e tyre ndaj kampionëve në fuqi Manchester City, me pesë pikë.

Xherdan Shaqiri tha për faqen zyrtare të Reds: “Ne nuk jemi robotë dhe ndonjëherë nuk kemi ditët të mira, kjo është shumë normale. Por, edhe në ditët e këqija, ne gjithmonë do të insistojmë që të mposhtim ekipet rivale”.

“Ne vazhdojmë të punojmë shumë në trajnime dhe është shumë e rëndësishme që ta marrim atë punë në lojë. Pastaj, mendoj që kur ta bëjmë këtë, e sjellim atë në fushë, atëherë unë jam i sigurt se do të fitojmë shumë ndeshje”, tha ai.

“Duhet të jemi të fokusuar, të kemi mentalitetin të hyjmë në lojë për të fituar, të përpiqemi të marrim drejtimin në lojë dhe të prodhojmë një performancë shumë të mirë – kjo është gjëja më e rëndësishme nga të gjithë lojtarët në fushë. Do të jetë e vështirë”, shtoi Shaqiri.

RAPORTO