Shaqiri: Faleminderit tifozëve për mbështetjen e mahnitshme

13.09.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme skuadra e Lyonit ka fituar ndaj Strasbourg me rezultat 3-1. Në këtë ndeshje ka luajtur edhe ish-lojtari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i bili bëri debutimin e tij. Shaqiri në këtë debutim nuk arriti të shënoj golin e parë, por ai arriti që të kontriubojë në golin e dytë, kësisoj duke asistuar […]

Shaqiri: Faleminderit tifozëve për mbështetjen e mahnitshme Foto: Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme skuadra e Lyonit ka fituar ndaj Strasbourg me rezultat 3-1.

Në këtë ndeshje ka luajtur edhe ish-lojtari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i bili bëri debutimin e tij.

Shaqiri në këtë debutim nuk arriti të shënoj golin e parë, por ai arriti që të kontriubojë në golin e dytë, kësisoj duke asistuar në minutën e 64′.

Lojtari kosovas pas ndeshjes, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe që ia ofruan gjatë ndeshjes.

“Debutim dhe fitore. Faleminderit Les Gones për mbështetjen e mahnitshme dje”, ka shkruar Shaqiri.

Kujtojmë se, Xherdan Shaqiri iu bashkua skuadrës së Lyonit më 21 gusht gjatë këtij afati kalimtar të verës nga klubi anglez, Liverpool.