Shaqiri: Është marre me pa bota në çfarë stadiumi luan Kosova

18.11.2023

Xherdan Shaqiri ka thënë se është marre me pa bota se në çfarë stadiumi luan Kosova, duke iu referuar “Fadil Vokrrit”. Shaqiri u pyet për gjasat e Kosovës të kualifikohet në ngjarje madhore në të ardhmen. “Shpresoj që një ditë Kosova të kualifikohet. Duhet me pas ambient të mirë mes vete, mes lojtarëve. Duhet me […]

Shaqiri: Është marre me pa bota në çfarë stadiumi luan Kosova Foto: Ilustrim

Xherdan Shaqiri ka thënë se është marre me pa bota se në çfarë stadiumi luan Kosova, duke iu referuar “Fadil Vokrrit”.

Shaqiri u pyet për gjasat e Kosovës të kualifikohet në ngjarje madhore në të ardhmen.

“Shpresoj që një ditë Kosova të kualifikohet. Duhet me pas ambient të mirë mes vete, mes lojtarëve. Duhet me ndreq stadiumin se është marrë me pa bota atë fushë. Dhe kur të rregullohen këto gjëra të vogla, kualifikoheni”, ka thënë Shaqiri.

Ai ka shtuar se Kosova ka shumë talent dhe pret të kualifikohen shpejt.

Zvicra siguroi Evropianin pas barazimit 1:1 ndaj Kosovës.