Shaptahu flet për finalen mes KB Yllit dhe Prishtinës, ja se çfarë i kishte thënë Florian Miftarit

07.02.2021

Momenti i së vërtetës ka ardhur. Sot është dita e finaleve, ku në konkurrencën e femrave do të përballen Bashkimi dhe Prishtina, kurse në atë të meshkujve Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina. Dy finale të jashtëzakonshme, që pritet të sjellin ndeshje shumë interesante. Ylli-Prishtina është një sfidë që po pritet me interesim të madh. […]

Shaptahu flet për finalen mes KB Yllit dhe Prishtinës, ja se çfarë i kishte thënë Florian Miftarit Foto: Ilustrim

Momenti i së vërtetës ka ardhur. Sot është dita e finaleve, ku në konkurrencën e femrave do të përballen Bashkimi dhe Prishtina, kurse në atë të meshkujve Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina.

Dy finale të jashtëzakonshme, që pritet të sjellin ndeshje shumë interesante.

Ylli-Prishtina është një sfidë që po pritet me interesim të madh. Suharekasit luajnë në shtëpinë e tyre dhe e duan trofeun e parë në histori të klubit, kurse bardhekaltrit kanë shumë përvojë dhe do të tentojnë të sjellin edhe një trofe në kryqytet.

Gjatë rrugës për në finale, Ylli ka eliminuar Bashkimin dhe Rahovecin, teksa Prishtina mposhti Pejën dhe Ponte Prizrenin.

Në një bisedë me ‘Zeri.info’, Samir Shaptahu nga përvoja e tij tha se Kupën nuk e fiton gjithmonë skuadra më e mirë.

“Final 8 është një garë që nuk mund ta dish asnjëherë se kush e fiton. Kupën nuk e fiton më i miri, kjo duhet të kuptohet. Kupën e fiton vetëm skuadra që në atë ditë është në nivelin e duhur, skuadra e cila është në ditën e saj. Flas prej përvojës time, e kemi fituar shumë herë kupën edhe pse s’kemi qenë skuadra më e mirë. Pra, po flas për eksperiencën e lojtarëve apo trajnerit” – tha fillimisht legjenda shqiptare e basketbollit.

Tutje, ish-lojtari i shumë prej skuadrave të njohura në Kosovë zbuloi se çfarë ka biseduar me Florian Miftarin para disa ditëve.

“Para disa ditësh kam biseduar me Florian Miftarin për Final 8 dhe ia kam thënë këto gjëra. Të gjitha skuadrat e kanë parë vetën në finale, vetëm Prishtina nuk ka folur asgjë dhe sot ata janë në finale. Kjo është ajo çfarë e quajë unë ‘eksperiencë’” – tha 39 vjeçari.

Samir Shaptahu tha se Ylli në letër është favorit për ta fituar trofeun e Kupës së Kosovës, por nuk duhet harruar eksperienca e madhe që ka Prishtina, duke përmendur në veçanti Edmond Azemin.