Sfida e dytë gjysmëfinale në Europa League, Roma-Manchester United, formacionet e mundshme

06.05.2021

Pas përfundimit të gjysmëfinaleve të Champions League, rikthehemi sonte me ndeshjet e gjysmëfinaleve të Europa League. Roma dhe Manchester United do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Në ndeshjen e parë kishte fituar Manchester United me rezultat të thellë 6-2. Sonte italianët janë nikoqir të anglezëve në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të […]

Sfida e dytë gjysmëfinale në Europa League, Roma-Manchester United, formacionet e mundshme

Pas përfundimit të gjysmëfinaleve të Champions League, rikthehemi sonte me ndeshjet e gjysmëfinaleve të Europa League.

Roma dhe Manchester United do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Në ndeshjen e parë kishte fituar Manchester United me rezultat të thellë 6-2.

Sonte italianët janë nikoqir të anglezëve në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Europa League, ku mysafirët shihen si favor pas fitores me rezultat 6-2 në ndeshjen e parë.

Kjo ndeshje është paraparë që të zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:00 në “Stadio Olimpico” – Romë.

Formacionet e mundshme

Roma (3-4-2-1): Mirante; Ibanez, Smalling, Mancini; Karsdorp, Cristante, Diawara, Peres; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko.

Trajner: Paulo Fonseca

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaw; Fred, McTominary; Rashford, Fernandes, Pogba; Cavani.

Trajner: Ole Gunnar Solskjaer

Etiketat