Sfida e dytë gjysmëfinale në Champions League, Chelsea-Real Madrid, formacionet e mundshme

05.05.2021

Pas një jave pushim kthehemi përsëri tek ndeshjet e Champions League. Chelsea dhe Real Madridi do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Në ndeshjen e parë rezultati ishte i barabartë 1-1, ku pothuajse Chelsea dominoi tërë kohën, por nuk arriti që të rrëmbejë rezultatin. Në ndeshjen e parë golin për Chelsean […]

Sfida e dytë gjysmëfinale në Champions League, Chelsea-Real Madrid, formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Pas një jave pushim kthehemi përsëri tek ndeshjet e Champions League.

Chelsea dhe Real Madridi do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Në ndeshjen e parë rezultati ishte i barabartë 1-1, ku pothuajse Chelsea dominoi tërë kohën, por nuk arriti që të rrëmbejë rezultatin. Në ndeshjen e parë golin për Chelsean e kishte shënuar Christian Pulisic ndërsa për Real Madridin gol kishte shënuar Karim Benzema.

Sonte Londinezët janë nikoqir të spanjollëve në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe shihen si favor pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Kjo ndeshje është paraparë që të zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:00 në stadiumin “Stamford Bridge”.

Formacionet e mundshme

Chelsea (3-5-2): Mendy; Rüdiger, Silva, Christensen; Chilwell, Mount, Jorginho, Kanté, Azpilicueta; Pulisic, Werner.

Trajner: Thomas Tuchel

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Odriozola, Militao, Ramos, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Junior.

Trajner: Zinedine Zidane