Sërish probleme, Barcelona po dëshiron ta regjistrojë një futbollist, La Liga nuk po e lejon

06.09.2021

Klubi katalunas, Barcelona pas disa largimeve të lojtarëve, tashmë përsëri kanë filluar disa probleme tek ky klub. Pas disa problemeve për regjistrim të lojtarëve, tek Barcelona përsëri ka filluar të shfaqet ky problem. Futbollisti i ri i Barcelonës, Alex Collado ishte afër transferimit tek Sheffield United, por klubi anglez ka ndryshuar planet. Ndërsa, pas ndryshimit […]

Sërish probleme, Barcelona po dëshiron ta regjistrojë një futbollist, La Liga nuk po e lejon Foto: Ilustrim

Klubi katalunas, Barcelona pas disa largimeve të lojtarëve, tashmë përsëri kanë filluar disa probleme tek ky klub.

Pas disa problemeve për regjistrim të lojtarëve, tek Barcelona përsëri ka filluar të shfaqet ky problem.

Futbollisti i ri i Barcelonës, Alex Collado ishte afër transferimit tek Sheffield United, por klubi anglez ka ndryshuar planet.

Ndërsa, pas ndryshimit të planeve të Sheffield United, Barcelona është i interesuar që ta mbajnë Colladon, por La Liga nuk po i lejon ta regjistrojnë më.

Kjo pasi që sipas tyre ka kaluar afati i regjistrimeve të lojtarëve.

Nëse klubi katalunas, Barcelona nuk arrin të gjejë zgjidhje për ta regjistruar, duhet ta huazoj diku tjetër apo ta shesë.