Serie A nuk mbyllet para kohe – ky është propozimi

Serie A nuk do të mbyllet përpara kohe dhe kampionati do të luhet deri në fund.

Është ky vendimi i Ligës Italiane të Futbollit që ka hedhur poshtë me forcë idenë e fundit për një finale të sezonit pa një kampion.

Për këtë arsye, drejtuesit e futbollit përtej Adratikut po studiojnë planin dhe kalendarin e fundit, që sipas mediave lokale parashikon ndeshje çdo tre ditë nga fillimi qershorit deri në mes të korrikut.