Sergio Aguero kryen sot testet mjekësore te Barcelona

31.05.2021

Sukseset e Sergio Kun Aguero kanë bërë që klubi katalanas, Barcelona të interesohet për transferimin e tij. Lionel Messi ka kërkuar garanci dhe një ekip kompetitiv që të qëndrojë te Barcelona dhe përgjigja e drejtuesve do të jetë një “PO”. Pasi përfundimdoi sezona e Premier Ligës si dhe ajo e Champions League, sulmuesi argjentinas, Aguero […]

Sergio Aguero kryen sot testet mjekësore te Barcelona Foto: Ilustrim

Sukseset e Sergio Kun Aguero kanë bërë që klubi katalanas, Barcelona të interesohet për transferimin e tij.

Lionel Messi ka kërkuar garanci dhe një ekip kompetitiv që të qëndrojë te Barcelona dhe përgjigja e drejtuesve do të jetë një “PO”.

Pasi përfundimdoi sezona e Premier Ligës si dhe ajo e Champions League, sulmuesi argjentinas, Aguero do të largohet nga klubi anglez, Manchester City pasi që edhe i skadon kontrata më 30 qershor të këtij viti.

Ashtu siç ishte raportuar nga fillimi, Barcelona është klubi favorit për transferimin e tij.

Sulmuesi argjentinas gjatë mbrëmjes së djeshme ka arritur në Barcelona, ku edhe do t’u nënshtrohet testeve mjekësore sot.

Pas testeve mjekësore Aguero gjithashtu mund të nënshkruajë kontratën me Barcelonës, edhe pse prezantimi i tij si futbollist i klubit katalunas do të bëhet pasi të përfundojë Copa America.

Argjentinasi është parë në mëngjes duke u larguar nga një hotel në Barcelonë dhe se është raportuar se është nisur për t’i përfunduar testet mjekësore.