Sancho një hap larg Man United, shitja e tij “bllokon” Haaland
Ndjekjes nga pas për të arritur te Jadon Sancho po i vjen fundi. Pas disa vitesh tentativa, kjo verë do të jetë e duhura për kompletimin e operacionit të madh të merkatos nga ana e Manchester United që ka bërë një ofertë zyrtare prej 85 milion Euro bashkë me bonuset për lojtarin e Dortmundit. Sipas…
Ndjekjes nga pas për të arritur te Jadon Sancho po i vjen fundi. Pas disa vitesh tentativa, kjo verë do të jetë e duhura për kompletimin e operacionit të madh të merkatos nga ana e Manchester United që ka bërë një ofertë zyrtare prej 85 milion Euro bashkë me bonuset për lojtarin e Dortmundit.
Sipas “BILD”, transferimi mund të quhet i përfunduar dhe palët po negociojnë vetëm bonuset dhe mënyrën e pagesës teksa synimi i verdhezinjve është të arrijnë në 95 milion Euro bashkë me bonuse dhe në këtë mënyrë vetëm nga shitja e Sancho do të “shëronin” bilancin me 80 milion Euro plus.
E nëse shitja e Jadon Sancho u shkon për shkak drejtuesve të cilët rregullojnë bilancin negative të krijuar nga pandemia, për Erling Haaland nuk është aspak pozitive.
Bomberi norvegjez ka oferta nga klubet më të mira si Real Madrid e Man. City dhe te Dortmundi tani janë të qetë pas shitjes së Sanchos që pritet të zyrtarizohet ndaj nuk do të nguten për të pranuar oferta për sulmuesin ose vetëm me një ofertë të çmendur prej 180 milion Euro mund të ndryshonte planet.
Duke parë këtë situate, tashmë Haaland do të mbetet i “burgosur” për një sezon te Dortmundi edhe pse ka shanset për të veshur fanella të rëndësishme.