Sancho i kthen përgjigje Chelseat, preferenca e tij mbetet ky ekip

Edicioni i ditës së hënë te “Diario Madridista” tregon për garën për të siguruar talentin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho, i cili do të hapë një ankand gjatë verës, edhe pse pas koronavirusit çmimi mund të mos jetë si ishte parashikuar, për mungesa financiare.

Premier League është më e interesuara për ta rikthyer “në shtëpi”, duke qenë se ka dalë nga Manchester City.

Ekipi që është kandidat kryesor për ta siguruar është Manchester United, edhe pse Real Madrid gjithashtu vazhdon të shpresë.

Vetë anglezi, sakaq, ka hedhur poshtë mundësinë për të shkuar te Chelsea, pasi nuk i intereson projekti “blue”.

RAPORTO