Rustem Hoxha largohet nga FC Ballkani

09.06.2023 Sport
Skuadra e Ballkanit ka ndarë rrugët me mbrojtësin Rustem Hoxha.
Kampioni i Kosovës ka njoftuar se pas përfundimit të kontratës ,Hoxha dhe klubi kanë vendosur që ta mbyllin bashkëpunimin.
Hoxha u bashkua me Ballkanin në verën e vitit 2021 nga KF Teuta dhe pas dy sezoneve të suksesshme, ku arriti të fitoj dy herë titullin e Kampionit të Kosovës ka përfunduar aventurën me klubin suharekas.
Klubi e ka falënderua Rustem Hoxhen për kontributin e dhënë gjatë këtyre dy viteve dhe i uron suksese të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i FC Ballkanit:
FALEMINDERIT RUSTEM HOXHA!
FC Ballkani njofton se mbrojtësi Rustem Hoxha nuk është më pjesë e skuadrës sonë!.
Pas përfundimit të kontratës , Hoxha dhe klubi ynë kan vendosur që ta mbyllin bashkëpunimin.
Hoxha u bashkua me ekipin tonë në verën e vitit 2021 nga KF Teuta dhe pas dy sezoneve të sukseshme, aventura e tij përfundon këtu.
Po largohet si KAMPION
Klubi e falënderon Rustem Hoxhen për kontributin e dhënë për fanellën tonë dhe i uron suksese të mëtejshme. @rustem_hoxha5
Na priftë e mbara Suharekë