Rrëfimi i kapitenit të Ballkanit: Lëndimi në gju ma humbi shansin e jetës – kombëtaren e Shqipërisë

Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha ishte pjesë e rubrikës “Rrëfime Karantine”.

Në një prononcim për GazetaBlic, Berisha shpalosi një nga momentet më të dhimbshme në karrierë, me ç’rast mbeti jashtë kombëtares shqiptare, në një kohë kur thirrja e tij nga “kuq e zinjtë” ishte çështje kohe.

Ai gjithashtu zbulon edhe forcën e madhe që e kishte për t’u rikthyer, teksa në moshën 27 vjeçare, iu shfaqë një dritë në fund të tunelit, Ballkani.

Rrëfimin ndërkaq e fillon me periudhën kur ishte pjesë e Prishtinës, kurse saktësisht 12 vite më parë, u zgjodh lojtari i vitit.

“Pas dy viteve të kaluara me Prishtinën, ku në vitin 2008 u zgjodha futbollisti i vitit dhe njëherit kampion me Prishtën, zhvilluam disa ndeshje miqësore me skuadrat zvicerane si Winterthur e Schaffhausen.

Në Janarin e vitit 2009 kalova në Winterthur, e prej aty në Schaffhausen, ku pata një periudhë një shkëlqyer. Një vit më vonë, i kishim disa miqësore me skuadrat e njohura gjermane si Sttutgart, Schalke e Freiburg, ku kisha nderin të luaja përballë Manuel Neuer, Jeferson Farfan, Rafinha e Kevin Kuranyi, që atëbotë ishte në formën më të mirë.

Paraqitjet e mira me Schaffhausen, më solli para vetes interesimin e shumë menaxherëve, ku ëndrra ishte afër. Kalimi në Grasshopper dhe ftesa nga kombëtarja shqiptare, e gjithë kjo falë formës fenomenale.

Por, fati s’ishte me mua. M’u përsërit lëndimi që e kisha pasur edhe më herët, por tani më rëndë. I këputa ligamentet e gjurit të djathtë, me ç’rast humba gjithçka, si transferimin te skuadra e madhe nga Cyrihu, e poashtu nuk u ftova as nga Shqipëria, që më rrëzoi gjithçka për toke, pasi e kisha ëndërr përfaqësimin me “kuq e zinjtë”.

Sikur nuk mjaftoi kjo, më skadoi kontrata me klubin aktual dhe për një muaj më humbi kompletimi i doumenteve zvicerane.

Ky lëndim më la vite prapa. U operave në Tiranë. Më erdhi një ofertë nga Aarau, por sërish pas gjashtë muajsh këputa ligamentet për herë të dytë.

Deri në moshën 27 vjeçare, nuk e mora veten, kurse tani duket një dritë në fund të tunelit. Ndihem në formë të mirë, andaj edhe me rezultate të mira, shpresojmë që të shpallemi kampion me Ballkanin”, përfundoi Berisha.

RAPORTO