Rrëfimi i Ilir Dajës, Superliga e Kosovës, cilësia në FC Ballkani, mbrojtja e çeliktë, rivalët dhe titulli

08.03.2022

Të paktën deri më tani, skuadra nga Suhareka, FC Ballkani nën drejtimin e trajnerit shqiptar, Ilir Daja po tregon paraqitje fantastike, ku ka pesë fitore në pesë ndeshjet e Superligës, ndaj Dukagjinit, Prishtinës, Ulpianës, Dritës e Llapit dhe ndodhet në vendin e parë me 48 pikë – teksa poashtu ka siguruar edhe çerekfinalen e Kupës […]

Të paktën deri më tani, skuadra nga Suhareka, FC Ballkani nën drejtimin e trajnerit shqiptar, Ilir Daja po tregon paraqitje fantastike, ku ka pesë fitore në pesë ndeshjet e Superligës, ndaj Dukagjinit, Prishtinës, Ulpianës, Dritës e Llapit dhe ndodhet në vendin e parë me 48 pikë – teksa poashtu ka siguruar edhe çerekfinalen e Kupës së Kosovës pas fitores ndaj Malishevës 1:0.

Në pesë duelet e sezonit pranveror të Superligës së Kosovës, skuadra e Ballkanit ka shënuar 11 gola, teksa ka pranuar vetëm një, nga Altin Merlaku i Ballkanit.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se besimi tek lojtarët e tij erdhi që nga faza përgatitore që skuadra e tij e zhvilloi në Antalia, pasi pa që lojtarët kanë kualitet dhe mund të ballafaqohen me ekipe mjaft cilësore. Ai potencoi se nuk mendon shumë për të ardhmen e largët, por vetëm për ndeshjet e radhës, pra të ardhmen e afërt.

“Mendoj që trajnerët në përgjithësi i marrin ndeshjet radhazi dhe nuk mendojnë çfarë do të ndodhë pas disa javësh. Besimi që djemtë do paraqiteshin mirë na u krijua që në minifazën përgatitore me cilësinë dhe seriozitenin që disponon grupi si dhe me paraqitjet në ndeshjet miqësore të zhvilluara pavarësisht se përballë kishim ekipe mjaft cilësore”, tha fillimisht Ilir Daja për ‘GazetaBlic Sport’.

Gjatë këtyre muajve, Daja shtoi se ka lojtarë të cilët i kanë pëlqyer tek ekipi i tij – por nuk zbuloi emrat.

“Ka disa lojtarë që më kanë bërë përshtypje dhe për arsyen e frymës së grupit që kam gjetur te Ballkani preforoj që mos të veçoj ndonjë futbollist”, vazhdoi tekniku shqiptar.

Veçori interesante e Ilir Dajës është se për herë të parë po drejton një skuadër nga Kosova, pasi në të kaluarën ka qenë “timonier” i skuadrave të Kategorisë Superiore, ku edhe ka fituar tri herë titullin kampion dhe një herë Kupën. Ai suksesin më të madh e kishte me Skënderbeun, ku edhe siguroi grupet e Europa League.

Sa i përket dallimit mes futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë, trajneri 55 vjeçar, veçon infrastukturën, por thotë se në këtë drejtim ka filluar të punohet edhe në vendin tonë.

“Mendimi im është që diferencën e bën infrastruktura e stadiumeve dhe komplekseve stërvitore. Mendoj që edhe këtu janë duke u përmirësuar me projekte që ka Federata e Futbollit të Kosovës dhe klubet me investimet e tyre, duke parë stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe stadiumin e Llapit “Zahir Pajaziti”, shpresojmë që te vazhdojë në dinamike përmirësimi i infrastrukturës jo vetëm në stadiume, por edhe aty ku rriten talentët e grupmoshave që Kosovës nuk i mungojnë”, zbuloi ai.

Që kur Daja ka marrë drejtimin e skuadrës, Ballkani në gjashtë ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet kosovar ka pësuar vetëm një gol.

“Mendoj që ekipi ka punuar mirë në grup për fazën e mbrojtjes, pasi kemi marrë vetëm një gol, sepse dihet që mbrojta fillon nga sulmi dhe anaslljelltas”, potencon trajneri.

Presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi ka investuar shumë viteve të fundit, andaj Daja thotë se objektivat janë maksimale, por përqendrimi i tyre shkon vetëm tek ndeshja e radhës.

“Dihet që objektivat e klubit me investimet në cilësi dhe në financë, të bëra nga presidenti janë maksimale – por ne të gjithë potencialin psiko-fizik e kemi përqendruar tek ndeshja e radhës për të bërë në fund llogaritë e pikëve të marra”, shtoi Daja për Blic Sport.

Në fund, trajneri i njohur shqiptar foli edhe për rivalët që ka në garën për titull, teksa shtoi se dëshiron që në fund ekipi i tij të kurorëzohet me epitetin e kampionit.

“Më kanë pëlqyer disa skuadra sepse i kam ndjekur pothuajse të gjitha ekipet dhe nuk mendoj që kanë diferenca të mëdha. Mendoj që unë jam njeri mes kolegëve që duhet të shprehem më shumë për ekipet që drejtojmë. Mund të them që të katër ekipet e renditura në katër vendet e para mund ta meritojë titullin në fund, pavaresisht se do deshiroja që të jetë Ballkani”, përfundoi Daja.