Rooney i gëzuar pas largimit të Mourinhos

25.12.2018

Shkarkimi i Jose Mourinhos nga pankina e Manchester United pati një jehonë botërore, e vazhdon të gjenerojë kapituj të tjerë të pasur me prapaskena dhe deklarata të lojtarëve të ndryshëm. Ndarja e bujshme e teknikut portugez me klubin nga “Old Trafford” u komentua gjithashtu nga legjenda e “djajve të kuq”, Wayne Rooney, që e vlerësoi […]

Rooney i gëzuar pas largimit të Mourinhos Foto: Ilustrim

Shkarkimi i Jose Mourinhos nga pankina e Manchester United pati një jehonë botërore, e vazhdon të gjenerojë kapituj të tjerë të pasur me prapaskena dhe deklarata të lojtarëve të ndryshëm.

Ndarja e bujshme e teknikut portugez me klubin nga “Old Trafford” u komentua gjithashtu nga legjenda e “djajve të kuq”, Wayne Rooney, që e vlerësoi si një veprim të drejtë, e madje nuk kurseu as ironinë.

“Klubi mori një vendim të drejtë, pasi kishte medoemos nevojë për ndryshim. Jam i sigurtë se drejtuesit menduan të njëjtat gjëra që menduan edhe ata të stafit, kuzhinierët dhe magazinierët. Asnjë prej tyre nuk ishte i lumtur me Mourinhon. Marrëdhëniet mes disa futbollistëve dhe stafit nuk ishin të mira, ndërsa Solskjaer tani është njeriu i duhur për të ringritur klubin”, tha Wayne Rooney.

Rooney këmbënguli se shkarkimi i Mourinhos ishte diçka e drejtë dhe për këtë flasin rezultatet.

Manchester United është në vendin e 6 në Premier League dhe atmosfera sipas tij “toksike”,  në “Old Trafford” do ta bënte të pamundur kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.