Ronaldo pas fitores së vështirë ndaj Veronas: Lodhja e Juventusit është normale

21.09.2019

Cristiano Ronaldo e ka cilësuar normale lodhjen e Juventusit në ndeshje ndaj Hellas Veronas, pasi kjo ndeshje vinte pas asaj ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionmëv.   Juventusi arriti fitore të vështirë 2-1 ndaj Veronas, por kjo sipas Ronaldos është normale pasi ekipi vinte nga një udhëtim i vështirë te Atletico. “Gjyqtari nuk dha […]

Ronaldo pas fitores së vështirë ndaj Veronas: Lodhja e Juventusit është normale Foto: Ilustrim

Cristiano Ronaldo e ka cilësuar normale lodhjen e Juventusit në ndeshje ndaj Hellas Veronas, pasi kjo ndeshje vinte pas asaj ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionmëv.  

Juventusi arriti fitore të vështirë 2-1 ndaj Veronas, por kjo sipas Ronaldos është normale pasi ekipi vinte nga një udhëtim i vështirë te Atletico.

“Gjyqtari nuk dha penallti, nuk ka rëndësi, unë mendova se ishte penallti”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Sky Sport Italia, kur u pyet për një episod të ndeshjes.

“Gjëja e rëndësishme është që skuadra fitoi, ne ishim të lodhur pas Ligës së Kampionëve, e cila është e natyrshme pas udhëtimit, ndeshjes intensive në Madrid, por ne kemi qenë në gjendje ta realizojmë atë”.

Ronaldo u pyet në lidhje me gjestin që ai bëri në minutën e fundit të atij narazimi 2-2 kundër Atleticos, drejt tifozëve.

“Njerëzit pëlqejnë të flasin broçkulla. Kjo është e gjitha. Ka shumë njerëz budallenj”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/