Ronaldo mbush 35 vjet: Ndjehem ende i fortë, mund të luaj deri në moshën 40 vjeçare

05.02.2020

Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro i njohur publikisht si Cristiano Ronaldo është cilësuar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen e 35-të, por ai shton se ndjehet i fortë dhe mund të luaj deri në moshën 40 vjeçare. Superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka […]

Ronaldo mbush 35 vjet: Ndjehem ende i fortë, mund të luaj deri në moshën 40 vjeçare Foto: Ilustrim

Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro i njohur publikisht si Cristiano Ronaldo është cilësuar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen e 35-të, por ai shton se ndjehet i fortë dhe mund të luaj deri në moshën 40 vjeçare.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka qenë kyç në skuadrën e Juventusit gjatë këtij sezoni dhe për momentin është në një ecuri prej nëntë ndeshjeve radhazi me gola të shënuara.

Po ashtu, Ronaldo javën e kaluar ka shënuar golin e 50 në gjithsej 70 ndeshje për klubin italian, Juventusin.

Mirëpo një gjë shumë e veçantë për sulmuesin portugez është se pavarësisht moshës që ai ka nuk po ndjen fare lodhje, gjithshtu forma e tij fizike duket të jetë jashtëzakonisht e mirë në krahasim me moshën që ai ka.

Ronaldo fillimisht tha se: “Shumë do të varet nga sa bie unë. Flas për motivimin tim. Sepse nuk do të ketë kurrë problem fizike”.

“Jam duke e trajtuar veten mirë dhe mendoj se mund të luaj me siguri deri në moshën 40 vjeçare. Faktori më i rëndësishëm, sinqerisht, do të jetë psikologjik”.

Ndër të tjerash tha se: “Kjo është ajo që do të bëjë ndryshimin. Në çdo rast, gjithçka ka një fillim dhe një fund, kështu që unë nuk do të zgjas një jetë, në mënyrë logjike. Por unë ende ndjehem mjaft i fortë për të vazhduar të fitoj tituj të rëndësishëm”.