Ronaldo: Faleminderit që më ndihmuat të arrijë një tjetër moment historik

12.07.2021

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka falënderuar të gjithë pas rekordit të fundit që arriti. Portugezi ishte golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”, pavarësisht që Kombëtarja e tij u eliminua në fazën 1/16 e finales. Me pesë gola dhe një asistim të regjistruar Ronaldo ishte golashënuesi numër një në këtë “Euro 2020”, turne që […]

Ronaldo: Faleminderit që më ndihmuat të arrijë një tjetër moment historik Foto: Ilustrim

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka falënderuar të gjithë pas rekordit të fundit që arriti.

Portugezi ishte golashënuesi më i mirë në “Euro 2020”, pavarësisht që Kombëtarja e tij u eliminua në fazën 1/16 e finales.

Me pesë gola dhe një asistim të regjistruar Ronaldo ishte golashënuesi numër një në këtë “Euro 2020”, turne që u fitua nga Italia.

Ndërsa, së fundmi, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka reaguar në rrjetin social Instagram duke falënderuar të gjithë që i ndihmuan të arrijë këtë rekord.

“Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan të arrijë një tjetër moment historik”, shkroi ai.