“Ronaldo e ka lënë derën hapur, nuk befasohem po u kthye te Real Madridi”

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mori vendimin të largohej nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës 2018.

Pas nëntë vitesh triumfesh e rekordesh në kryeqytetin spanjoll, Ronaldo zgjodhi të marrë përsipër një tjetër sfidë të re në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Duke pasur sukses të konsiderueshëm me Manchester United dhe Real Madrid, Italia ishte vendi i ardhshëm, që duhej “pushtuar”.

Ai është shpallur edhe kampion i Serie A me Juventusin, ndërsa golat kanë vazhduar të rrjedhin “lumë”. Një kontratë afatgjatë e lidh CR7 me bardhezinjtë, deri në vitin 2022. Në mbyllje të saj, ai do të jetë 37 vjeç.

Mosha është vetëm një numër për ikonën portugeze, ndaj ka çdo arsye për të besuar se ai do të luajë edhe përtej përfundimit të marrëveshjes së tij aktuale. Është thënë se marrëveshja mund të prishet, nëse Ronaldo dëshiron të largohet nga Torino. Jose Fonte pretendon se ai mund të rikthehet në Madrid: “Unë e di mirë që Ronaldo e do Real Madridin, kjo është e sigurt. Është e qartë se ai e do klubin atje, sepse është një nga më të mëdhenjtë në botë, nëse jo më i madhi. Ai ka lënë shumë, shumë miq atje. Ronaldo e ka lënë gjithmonë derën hapur. Kësisoji, unë nuk do të befasohesha nëse kthehet te Real Madridi”.

Tani për tani, duket se gjigantët e La Liga-s po interesohen në objektiva afatgjatë. Në fokus për sulmin është Erling Haaland, që në janar kaloi nga Red Bull Salzburg te Borussia Dortmund.

Po ashtu, interesimi për sulmuesin e PSG, Kylian Mbappe, nuk ka rreshtuar asnjëherë. Madje, fituesi e Kupës së Botës më 2018 konsiderohet si lojtari që e lakmon më shumë Florentino Perez dhe klubi i tij mbretëror.

RAPORTO