Roma arrin marrëveshje me sulmuesin e Barcelonës

Foto: Ilustrim

Roma dhe Barcelona kanë arritur marrëvshje për transferimin e sulmuesit anësor, Carles Perez.

Para disa ditësh u raportua se spanjolle Perez ka përfunduar në listën e dëshirave të Romës si zëvendësues i Nicolo Zaniolos së lënduar, ndërsa tani kanë ardhur shkëndijat e para.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Roma dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje që Perez të bashkohet me Giallorossët këtë afat kalimtar, përcjell Gazeta Blic.

Roma nuk është alternativa e vetme në tryezë për Carles Perez, por Barcelona ka kërkuar të mbyllë marrëveshjen në një mënyrë të shpejtë për shkak të situatës së tyre të dobët financiare

🎬🍿 Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni nga premierat më të fundit botërore, deri tek filmat vendor që po vazhdojnë të korrin suksese.

Në çdo rast, megjithëse Barcelona ka arritur një marrëveshje me Romën, fuqia tani është në duart e Carles Perez pasi ai ka lirinë të japë dritën jeshile në lëvizje apo jo.