Rinovimi larg, El Clasico i fundit për Sergio Ramos?

09.04.2021

Nesër zhvillohet kryendeshja e La Ligës, ku do përballet Real Madridi ndaj Barcelonës me fillim prej orës 21:00. Ndërsa kjo El Clasico mund të jetë e fundit për Sergio Ramos me fanellën e Real Madridit, pasi që po zvogëlohen shpresat që ai të rinovojë kontratën që skadon në fund të këtij qershori. Momentalisht mbrojtësi spanjoll,…

Rinovimi larg, El Clasico i fundit për Sergio Ramos?

Nesër zhvillohet kryendeshja e La Ligës, ku do përballet Real Madridi ndaj Barcelonës me fillim prej orës 21:00.

Ndërsa kjo El Clasico mund të jetë e fundit për Sergio Ramos me fanellën e Real Madridit, pasi që po zvogëlohen shpresat që ai të rinovojë kontratën që skadon në fund të këtij qershori.

Momentalisht mbrojtësi spanjoll, Ramos ka probleme fizike dhe për këtë ka dyshime për përballjen.

Mbrojtësi spanjoll në total ka zhvilluar 31 El Clasico të vlefshme për kampionatin.

Po ashtu ai ka luajtuar 45 ndeshje të tilla në të gjitha kompeticionet dhe për këtë kjo përbën rekord në vete pasi që nuk ka asnjë lojtar tjetër me kaq shumë ndeshje Real Madrid – Barcelona.

Mbrojtësi spanjoll është kthyer në një lojtar simbol për Real Madrid dhe negociatat e rinovimit nuk kanë shkuar si duhet pasi kërkesat ekonomike të Ramos janë të larta e njëkohësisht synon 2 vite kontratë por Florentino Perez synon ta mbajë një vit duke pare dhe moshën e tij.

Etiketat

Ofertat e fundit