Rinovimi i kontratës, PSG i ofron Mbappes 30 milionë euro në sezon

19.03.2021

Dy lojtarët më të paguar në Francë janë Neymar dhe Kylian Mbappe. Listën e kryeson braziliani, teksa sulmuesi i kombetares franceze mban vendin e dytë. Mbappe përfiton një pagë që kap shumën e 25 milionë eurove në sezon. Mediat franceze zbulojnë se Mbappe ka një klauzolë me parisienët që i jep mundësi lojtarit që paga […]

Rinovimi i kontratës, PSG i ofron Mbappes 30 milionë euro në sezon

Dy lojtarët më të paguar në Francë janë Neymar dhe Kylian Mbappe.

Listën e kryeson braziliani, teksa sulmuesi i kombetares franceze mban vendin e dytë.

Mbappe përfiton një pagë që kap shumën e 25 milionë eurove në sezon.

Mediat franceze zbulojnë se Mbappe ka një klauzolë me parisienët që i jep mundësi lojtarit që paga e tij të rritet nga viti në vit. Nëse momentalisht ai përfiton 25 milionë euro, në përfundim të kontratës e cila skadon në 2022 Mbappe do të paguhet 26.5 milionë euro ne sezon, përfshirë këtu edhe 2,2 milionë euro si premio.

Kjo shumë do të ndryshojë nëse sulmuesi do të rinvojë kontratën.

Kështu drejtuesit e klubit janë gati t’i ofrojnë yllit të kombëtares franceze një kontratë që kap shumën e 30 milionë eurove në sezon.

Pavarësisht humbjeve të mëdha që ka klubi për shkak të pandemisë që arrijnë deri në 240 milionë euro, drejtuesit janë gati të bëjnë një tjetër sakrificë për të mos e humbur sulmuesin.

Një gjë e tillë do të bëhet e mundur nëse dhe vetë Mbappe do të pranojë të qëndrojë në Parc des Princes.

Francezi bashkë me Neymar konsiderohen si dy elementet kryesorë të projektit që ka Parisi.

Etiketat