Rikthim i bujshëm: Ronaldo pritet të nënshkruajë kontratë me Manchester United

27.08.2021

Tashmë mbi atë që ishte duke u ndërtuar për një transferim të Cristiano Ronaldos në Manchester City ka dështuar gjithçka. Të gjithë prisnin që portguezi do të largohet nga Juventusi drejt Manchester City, por në fund gjithçka u prish. Sipas mediumeve të ndryshme në Angli dhe Portugali, gjithçka dështoi pasi Ronaldo nuk u pajtua me […]

Rikthim i bujshëm: Ronaldo pritet të nënshkruajë kontratë me Manchester United Foto: Ilustrim

Tashmë mbi atë që ishte duke u ndërtuar për një transferim të Cristiano Ronaldos në Manchester City ka dështuar gjithçka.

Të gjithë prisnin që portguezi do të largohet nga Juventusi drejt Manchester City, por në fund gjithçka u prish.

Sipas mediumeve të ndryshme në Angli dhe Portugali, gjithçka dështoi pasi Ronaldo nuk u pajtua me disa nga detajet personale me klubin anglez.

Por, edhe pse Ronaldon e mban larg transferi në Man City, por atë nuk e mban larg rikthimin në Premier League, pasi që tashmë portguezi është shumë afër të rikthehet te Manchester United pas 12 vitesh.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, portugezi do të rikthehet në Manchester United.

Romano ka shkruar se Manchester United po përgatit propozimin e kontratës zyrtare për Cristiano Ronaldo, ku Jorge Mendes së shpejti do të marrë atë. Po ashtu sipas tij tashmë Man UTD ndihen të sigurt për transferimin e tij.

Cristiano Ronaldo i tha Jorge Mendes se ai është “i hapur për t’u bashkuar me Manchester United” për një rikthim të jashtëzakonshëm.

Kontrata do të dërgohet në orët e ardhshme, Man Utd janë duke e diskutuar me Cristiano dhe Mendes marrëveshjen deri në qershor 2023.