Rikthehet Superliga, sot ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Dukagjini

12.02.2022

Duke marrë paraysh garën për titull, po ashtu sigurimin e një vendi në Evropë si dhe mbijetesën do të jetë shumë e ashpër dhe se kështu pritet që të jetë edhe deri në fund të këtij sezoni të elitës së futbollit kosovar. Edhe zyrtarisht sot fillon stinori pranveror i Superligës së Kosovës, ku do të […]

Rikthehet Superliga, sot ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Dukagjini Foto: Ilustrim

Duke marrë paraysh garën për titull, po ashtu sigurimin e një vendi në Evropë si dhe mbijetesën do të jetë shumë e ashpër dhe se kështu pritet që të jetë edhe deri në fund të këtij sezoni të elitës së futbollit kosovar.

Edhe zyrtarisht sot fillon stinori pranveror i Superligës së Kosovës, ku do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 19-të.

Ndeshje tejet interesante pritet të jetë ajo mes FC Ballkanit dhe KF Dukagjinit, ku kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim prej orës 13:00.

Ndërkaq, duel interesant vlerësohet të jetë edhe ajo mes Drenicës dhe Gjilanit, ku lideri aktual i Superligës, Gjilani në drejtim të Ismet Munishit do të kenë një ndeshjet të vështirë, pasi që do të përballet me drenicakët në udhëtim në Skenderaj.

Ndërkaq, sot në këtë xhiro të 19-të të Superligës do të zhvillohet ndeshja mes Dritës së Gjilanit dhe Feronikelit, ku gjilanasit do ta zhvillojnë ndeshjen si vendas në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ndryshe, të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen sot me fillim prej orës 13:00.

Superliga e Kosovës

E shtunë
13:00 Drita – Feronikeli
13:00 Drenica – Gjilani
13:00 Ballkani – Dukagjini