Rikthehet Liga e Kampionëve me tetë ndeshje interesante

14.09.2021

Sot rikthehet gara më e madhe për klubet evropiane, Liga e Kampionëve, ku ky kompeticion fillon me tetë takime tejet interesante në fazën e grupeve. Me fillim prej orës 18:45 do të fillojnë dy ndeshje tejet interesante, Young Boys ndaj Manchester United dhe Sevilla ndaj Salzburg. Kryendeshja do të jetë ajo në mes të Barcelonës […]

Rikthehet Liga e Kampionëve me tetë ndeshje interesante Foto: Ilustrim

Sot rikthehet gara më e madhe për klubet evropiane, Liga e Kampionëve, ku ky kompeticion fillon me tetë takime tejet interesante në fazën e grupeve.

Me fillim prej orës 18:45 do të fillojnë dy ndeshje tejet interesante, Young Boys ndaj Manchester United dhe Sevilla ndaj Salzburg.

Kryendeshja do të jetë ajo në mes të Barcelonës dhe Bayern Munich, e cila zhvillohet sot me fillim prej orës 21:00.

Gjithashtu në orar të njëjtë do të zhvillohet edhe ndeshja Chelsea ndaj Zenit St. Petersburg dhe Malmoe FF ndaj Juventusit.

Takimet e tjera në kuadër të këtij kompeticioni janë Dynamo Kyiv ndaj Benfica, Villarreal ndaj Atalanta dhe Lille ndaj Wolfsburg.

Grupi E:
Barcelona – Bayern Munich, ora: 21:00;
Dynamo Kyiv – Benfica, ora 21:00.

Grupi F:
Young Boys – Manchester United, ora 18:45;
Villarreal – Atalanta, ora 21:00.

Grupi G:
Sevilla – FC Salzburg, ora: 18:45;
Lille – Wolfsburg, ora: 21:00.

Grupi H:
Chelsea – Zenit St. Petersburg, ora: 21:00;
Malmoe FF – Juventus, ora 21:00.