Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve me superndeshje

15.02.2022

Gjatë mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve fillon faza e eliminimit direkt. Faza e eliminimit driekt apo 1/8 e finales duket të jetë interesante pasiqë skuadrat që do të marrin pjesë do të tentojnë të shkojnë sa më larg të jetë e mundur. Sot do të zhvillohen dy ndeshje interesante, ku vëmendja bie tek […]

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve me superndeshje Foto: GettyImages

Gjatë mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve fillon faza e eliminimit direkt.

Faza e eliminimit driekt apo 1/8 e finales duket të jetë interesante pasiqë skuadrat që do të marrin pjesë do të tentojnë të shkojnë sa më larg të jetë e mundur.

Sot do të zhvillohen dy ndeshje interesante, ku vëmendja bie tek derbi mes Paris Saint-Germain dhe Real Madridit.

Derbi PSG – Real Madrid zhvillohet sonte me fillim prej orës 21:00 në Parkun e Princave, ky takim vlerësohjet të jetë një ndeshje interesante pasiqë dy skuadrat kanë lojtarë cilësorë dhe se mund të përcaktojnë fatin e takimit.

Në po të njëjtin orar zhvillohet edhe takimi mes Sporting Lisbon dhe Manchester Cityt.

Në këtë takim si favoritë të ndeshje shihen Citizens, ku pritet që me mjaft lehtësi të kalojë në rrethin tjetër, por nuk duhet që të nënvlerësohet edhe klubi i Sporting Lisbon pasiqë vet fakti që ka ardhur deri tek faza e eliminimit direkt tregon që ka një klub cilësor, prandaj asgjë në futboll nuk mund të parashikohet.