Rezultatet dhe renditja në Superligën e Kosovës në basketboll pas xhiros së 7-të

22.10.2021

Trepça ka shënuar fitore si mysafire ndaj Rahovecit me rezultat 75:103 (19:31, 17:26, 20:29, 19:17), në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll. Vetëm pesë minutat e parë ishin të barabartë dhe më pas mitrovicasit ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19:31. Vendasit e filluan […]

Rezultatet dhe renditja në Superligën e Kosovës në basketboll pas xhiros së 7-të

Trepça ka shënuar fitore si mysafire ndaj Rahovecit me rezultat 75:103 (19:31, 17:26, 20:29, 19:17), në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Vetëm pesë minutat e parë ishin të barabartë dhe më pas mitrovicasit ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 19:31. Vendasit e filluan më mirë periudhën e dytë, duke ngushtuar shifrat në 26:31, por mysafirët sërish fillojnë shkëputjen për të fituar periudhën e dytë 17:26 dhe për të shkuar në pushim me rezultat 36:57.

‘Xehetarët’ nuk u ndalën as në periodën e tretë, ku arritën epërsinë më të lartë në 35 pikë, 51:86, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 56:86.  Dhjetë minutat e fundit ishin formal dhe Trepça triumfoi me rezultat 75:103.

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat të thellë 105:54 (22:10, 30:18, 21:20, 32:6), në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra prizrenase dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar, ndërsa gjilanasit mbeten skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.

Basketbollistët e Bashkimit e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22:10. Ata vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku shkuan në pushim me rezultat 52:28.

Lojë e barabartë u zhvillua vetëm në periudhën e tretë, që përfundoi 21:20, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 73:48. Në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit thelluan edhe më shumë epërsinë për të triumfuar me rezultat 105:54.

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 100:108 (22:30, 27:26, 26:25, 25:27), në xhiron e shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri te rezultati 14:14, por më pas prizrenasit fillojnë shkëputjen duke e fituar çerekun e parë 22:30. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë, duke u shkëputur në 15 pikë, 26:41, megjithatë bardhekaltrit nuk dorëzohen duke ngushtuar shifrat në 49:56.

Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku shkrinë epërsinë në vetëm dy pikë, 60:62, e më pas zhvillohet lojë interesante, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:81. Ndeshje interesante u zhvillua edhe në 10 minutat e fundit, me vendasit që u mundonin të rikthehen dhe mysafirët që ishin në epërsi konstante. Prizreni 16 menaxhoi mirë epërsinë dhe triumfoi 100:108.

LEXO EDHE:  Drita merr primatin pas fitores ndaj Ballkanit

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 82:78 (20:13, 11:20, 30:11, 21:24), në javën e shtatë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, deri tek rezultati 13:13, tre minuta nga fundit i çerekut të parë, kur pejanët hyjnë në një seri prej 7:0, duke e mbyllur këtë pjesë 20:13, në të mirë të tyre. Mysafirët e nisën shumë më mirë periudhën e dytë, me një seri prej 12:0, për të kaluar në epërsi 20:25, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 31:33.

Vendasit e filluan më mirë periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 46:36, megjithatë, therandasit nuk dorëzohen për të ngushtuar shifrat në 55:54, por një seri e verdhezinjve prej 7:0, bëri që rezultati në semafor pas 30 minutash të ishte 61:54. Ndeshje interesante dhe dramatike u zhvillua në 10 minutat e fundit, kur Ardit Pepaj i Yllit me dy treshe radhazi ngushtoi shifrat në 79:78, por mysafirët nuk arritën të bëjnë me shumë dhe Dardan Berisha me dy pikë nga gjuajtjet e lira vulosi fitoren e Pejës me rezultat 82:78.

Pas përfundimit të xhiros së 7-të, ka ndryshuar edhe renditja tabelare e Superligës së Kosovës, ku Peja është ngjitur në pozitën e parë me 13 pikë, në vendin e dytë renditet Prizreni-16 me 12 pikë, kështu duke lënë pas Trepçën me 11 pikë dhe Bashkimin në vendin e 4-të me 11 pikë.

Në pozitën e pestë renditet Golden Eagle Ylli me 10 pikë, kurse në atë të 6-të Sigal Prishtina me 9 pikë, në të 7-të Rahoveci me 8 pikë dhe në të fundit (8-të) Drita me 7 pikë.

Etiketat