Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas humbjes së djeshme të KB Yllit

01.03.2021

Në këtë fundjavë që lam pas janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshje interesante ishte ajo ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, ku vreshtarët shënuan fitore me rezultat 67:72 (17:21, 18:14, 17:14, 15:23). Takimi ka qenë interesant dhe i baraspeshuar, derisa është vendosur në momentet e fundit të […]

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas humbjes së djeshme të KB Yllit Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë që lam pas janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshje interesante ishte ajo ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, ku vreshtarët shënuan fitore me rezultat 67:72 (17:21, 18:14, 17:14, 15:23).

Takimi ka qenë interesant dhe i baraspeshuar, derisa është vendosur në momentet e fundit të ndeshjes.

Çereku i parë ishte i barabartë, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, derisa kjo pjesë përfundon 17:21. Vendasit kundërpërgjigjen në periudhën e dytë, 18:14, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 35:35.

Lojë e niveluar ishte edhe në periodën e tretë, që përfundoi 17:14, kurse fituesi është vendosur në 10 minutat e fundit. Në çerekun e e fundit, Vreshtarët kishin epërsi deri në gjashtë pikë, por vendasit ngushtojnë shifrat në 67:68, 51 sekonda nga fundi. Në momentet vendimtare, Rahoveci ishte më i përqëndruar dhe triumfoi 67:72.

Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, ku prishtinasit kanë shënuar fitore me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34).

Gjatë kësaj xhiro është zhvilluar edhe ndeshja në mes të Trepçës dhe Ponte Prizrenit, ku mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16).

Në kuadër të kësaj xhiro u zhvillua edhe ndeshja në mes të Vëllaznimit dhe Pejës, ku kuqezinjtë shëuan fitore me rezultat 82:63 (13:10, 26:12, 24:15, 19:26).

Golden Eagle Ylli ka 13 fitore dhe shtatë humbje, ku me humbjen e djeshme klubi suharekas pozicionohet në vendin e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës me gjithsej 33 pikë.

Më poshtë mund të gjeni tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll pas ndeshjeve të javës së 21-të:

EkipetPikët
1. Rahoveci34
2. Golden Eagle Ylli33
3. Ponte Prizreni33
4. Peja32
5. Bashkimi30
6. Trepça29
7. Sigal Prishtina28
8. Vëllaznimi27