Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas fitores së djeshme të KB Yllit


Të shtunën dhe dielën janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshje interesante ishte ajo ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, ku skuadra suharekase ka shënuar fitore me rezultat 75:71 (18:19, 19:17, 23:19, 15:16).
Takimi në Suharekë ishte mjaft interesant dhe fituesi nuk është ditur deri në çastet e fundit, megjithatë, suharekasit triumfuan në fund, që ishte e pesta radhazi në stinorin pranveror.
Ndeshja nisi e baraspeshuar, ku çereku i parë përfundon 18:19 për mysafirët. Asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej as në periudhën e dytë, që përfundon 19:17, kurse skuadrat shkuan në pushim me shifrat 37:36.
Edhe perioda e tretë ishte e barabartë, derisa në fund shkëputen vendasit, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:55. Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe arritën të kalojnë në epërsi në 63:66, por më pas Ylli u tregua më i vëmendshëm dhe arriti të menaxhojë më mirë lojën në fund për të triumfuar 75:71.
Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, ku prishtinasit kanë shënuar fitore me rezultat 66:74 (17:26, 19:15, 18:15, 12:18).
Gjatë kësaj xhiro është zhvilluar edhe ndeshja në mes të Trepçës dhe Pejës, ku mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 110:91 (25:28, 32:25, 25:24, 28:14).
Në kuadër të kësaj xhiro u zhvillua edhe ndeshja në mes të Bashkimit dhe Rahovecit, ku prizrenasit shëuan fitore me rezultat 86:83 (25:24, 18:31, 20:15, 23:13).
Golden Eagle Ylli ka 13 fitore dhe gjashtë humbje, ku me fitoren e djeshme klubi suharekas është ngjitur në pozitën e parë në tabelën e Superligës së Kosovës me gjithsej 32 pikë.
Më poshtë mund ta gjeni tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll pas ndeshjeve të javës së 19-të:
Ekipet | Pikët |
1. Golden Eagle Ylli | 32 |
2. Ponte Prizreni | 32 |
3. Peja | 31 |
4. Rahoveci | 31 |
5. Bashkimi | 29 |
6. Sigal Prishtina | 25 |
7. Trepça | 25 |
8. Vëllaznimi | 23 |