Renditja tabelare në Superligën e Kosovës, KB Ylli në pozitën e dytë me 38 pikë

15.03.2021

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Bashkimit ndaj Golden Eagle Ylli, ku suharekasit shënuan fitore me rezultat 66:81 (13:19, 25:23, 17:20, 11:19). Mysafirët kishin epërsi konstante në çerekun e parë, duke e mbyllur këtë pjesë me […]

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës, KB Ylli në pozitën e dytë me 38 pikë Foto: Ilustrim

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Bashkimit ndaj Golden Eagle Ylli, ku suharekasit shënuan fitore me rezultat 66:81 (13:19, 25:23, 17:20, 11:19).

Mysafirët kishin epërsi konstante në çerekun e parë, duke e mbyllur këtë pjesë me rezultat 13:19. Vendasit e nisën më mirë periodën e dytë, duke shkrirë epërsinë dhe duke kaluar në epërsi 25:24. Por, me kalimin e minutave, suharekasit sërish kalojnë në epërsi, kurse pjesa e parë përfundoi 38:42. Bashkimi nuk dorëzohet dhe barazon shifrat në 53:53, megjithatë mysafirët hyn në një seri prej 2:9, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 55:62. Në 10 minutat e fundit, Ylli e thelloi edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar në fund 66:81.

Po ashtu në këtë xhiro është zhvilluar edhe ndeshja Sigal Prishtina ndaj Trepçës, ku prishtinasit shëuan fitore me rezultat 80:85 (13:19, 19:19, 28:24, 20:23). Në kuadër të kësaj xhiroje u zhvillua edhe ndeshja Rahoveci ndaj Pejës, ku vreshtarët shënuan fitore me shifrat 79:59 (12:7, 17:18, 27:19, 23:15).

Gjitashtu, në këtë xhiro u zhvillua edhe ndeshja Ponte Prizreni ndaj Vëllaznimit, ku prizrenasit shënuan fitore me rezultat 93:83 (24:13, 17:15, 29:24, 23:31).

Aktualisht Ponte Prizreni ndodhet në vendin e parë në tabelën e Superligës me gjithsej 39 pikë, duke lënë pas Golden Eagle Yllin me 38 pikë, Rahovecin me 37 pikë dhe Pejën me 35 pikë.

Kujtojmë se klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka 14 fitore dhe 8 humbje.