Renditja tabelare në Superligë pas ndeshjeve të javës së 14-të

11.01.2021

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja e parë e kësaj jave është luajtur në mes të KB Rahovecit dhe KB Golden Eagle Yllit, ku klubi nga Rahoveci ka fituar këtë ndeshje me rezultat 92:86 (15:18, 19:18, 26:18, […]

Renditja tabelare në Superligë pas ndeshjeve të javës së 14-të Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë e kësaj jave është luajtur në mes të KB Rahovecit dhe KB Golden Eagle Yllit, ku klubi nga Rahoveci ka fituar këtë ndeshje me rezultat 92:86 (15:18, 19:18, 26:18, 32:32).

Ndërsa në ndeshjen e dytë të javës së 14-të u përballen KB Peja ndaj KB Vëllaznimit, ku Peja ka shënuar fitore me rezultat 83:67 (15:14, 25:19, 21:13, 22:21).

Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të KB Ponte Prizrenit dhe KB Trepçës. Klubi Ponte Prizreni ka fituar këtë ndeshje me rezultat 95:74 (27:20, 19:22, 21:12, 28:20).

Derbi i kësaj jave ishte edhe ajo në mes të KB Bashkimit dhe Sigal Prishtinës Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, me një seri prej 7:0, megjithatë, me kalimin e minutave Bashkimi kthehet në lojë, duke afruar rezultatin në 12:11. Ndeshjen e fitoi Bashkimi me rezultat 80:89 (24:18, 19:24, 14:23, 23:24).

Në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll kryeson KB Rahoveci me gjithsej 25 pikë, ndërsa në pozitën e dytë gjendet Ponte Prizreni me 24 pikë, Peja në pozitën e tretë me 23 pikë, në pozitën e katërt ndodhet Golden Eagle Ylli me 22 pikë.

Më poshtë mund ta gjeni tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll pas ndeshjeve të javës së 14-të.

EkipetPikët
1. Rahoveci25
2. Ponte Prizreni24
3. Peja23
4. Golden Eagle Ylli22
5. Bashkimi22
6. Sigal Prishtina18
7. Vëllaznimi18
8. Trepça16