Renditja tabelare në Superligë, pas humbjes të KB Yllit ndaj KB Bashkimit

19.04.2021

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar dy ndeshjet çerekfinale të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshje interesante ishte ajo ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe KB Bashkimit, ku skuadra prizrenase ka shënuar fitore me rezultat 79:94 (17:15, 19:28, 24:12, 15:20, 4:19). Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi 15:6, por një seri prej 0:9, […]

Renditja tabelare në Superligë, pas humbjes të KB Yllit ndaj KB Bashkimit Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar dy ndeshjet çerekfinale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshje interesante ishte ajo ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe KB Bashkimit, ku skuadra prizrenase ka shënuar fitore me rezultat 79:94 (17:15, 19:28, 24:12, 15:20, 4:19).

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi 15:6, por një seri prej 0:9, e mysafirëve bëri që të barazohen shifrat në 15:15, kurse 10 minutat e parë përfundojnë 17:15. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke pasur epërsi konstante, kurse më të lartën e kishin 33:41, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 36:43.

Por, në periodën e tretë bindshëm më të mirë ishin therandasit, që e fituan 24:12, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:55. 10 minutat e fundit ishin mjaft interesante, me të dy skuadrat që dhanë maksimumin për fitore. Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe kaluan në epërsi 62:63. Bashkimi kishte epërsi katër pikë, 71:75, më pak se një minutë deri në fund, por Kastrati me katër pikë radhazi barazon shifrat në 75:75 dhe ndeshja shkon në vazhdime. E, në vazhdime shkëlqyen prizrenasit që fituan bindshëm 4:19, duke triumfuar në fund 79:94.

Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Pejës dhe Sigal Prishtinës, ku pejanët kanë shënuar fitore me rezultat 106:77 (31:21, 25:22, 22:24, 28:10).

Ndryshe, Golden Eagle Ylli ndodhet në pozitën e tretë me 45 pikë, ndërsa në pozitën e parë Ponte Prizreni me 48 pikë.

Më poshtë renditja tabelare e Superligës së Kosovës në basketboll pas ndeshjeve çerekfinale.

EkipetPikët
1. Ponte Prizreni48
2. Rahoveci46
3. Golden Eagle Ylli45
4. Peja43
5. Trepça39
6. Sigal Prishtina39
7. Bashkimi39
8. Vëllaznimi37