Renditja tabelare në Superligë, KB Ylli në pozitën e 4-të

29.12.2020

Golden Eagle Ylli në ndeshjen e fundit ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 78:73 (12:17, 20:18, 22:19, 24:19) në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Suharekasit e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, 22:19, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:54. Në 10 minutat […]

Renditja tabelare në Superligë, KB Ylli në pozitën e 4-të Foto: Ilustrim

Golden Eagle Ylli në ndeshjen e fundit ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 78:73 (12:17, 20:18, 22:19, 24:19) në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Suharekasit e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, 22:19, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:54. Në 10 minutat e fundit u vendos fituesi i kësaj përballje. Ylli shkëputet në 74:67, por prishtinasit nuk dorëzohen dhe afrojnë rezultatin në 74:73, megjithatë, nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Golden Eagle Ylli triumfoi 78:73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Cody John me 16 pikë e pesë asistime, Demetris Morant me 12 pikë e 12 kërcime, Samir Zekiqi me 13 pikë dhe Valon Bunjaku dhe Egzon Kuqi me nga 12 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova dhe Edmond Azemi me 19, përkatësisht 17 pikë.

Prandaj me këtë fitore klubi nga Suhareka, KB Golden Eagle YLLI ndodhet në pozitën e 4-të me 17 pikë duke lënë mbrapa Bashkimin dhe Vëllaznimin.

Kujtojmë se Golden Eagle Ylli ka gjashtë fitore dhe pesë humbje.

Më poshtë tabela e Superligës:

1. Rahoveci19 Pikë
2. Ponte Prizreni19 Pikë
3. Peja18 Pikë
4. KB Ylli17 Pikë
5. Bashkimi17 Pikë
6. Vëllaznimi16 Pikë
7. Sigal Prishtina14 Pikë
8. Trepça13 Pikë