Të mërkurën dhe të enjten janë zhvilluar ndeshjet të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshje interesante ishte ajo ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, ku skuadra suharekase ka shënuar fitore me rezultat 60:68 (14:12, 14:18, 15:18, 17:20).

Ndeshja nisi e baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati i çerekut të parë, 14:12. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, me therandasit që për një nuancë ishin më të mirë 14:18, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 28:30.

Mysafirët e nisën më mirë periodën e tretë, duke pasur epërsi në nëntë pikë, 31:40, por prishtinasit nuk dorëzohen dhe barazuan shifrat në 43:43, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 43:48.

10 minutat e fundit ishin mjaft interesant. Bardhekaltrit kalojnë në epërsi 53:52, por Ylli shkëputet sërish në 55:63, me tetë pikë radhazi të Erjon Kastratit, pesë prej tyre nga gjuajtja e lirë. Therandasit ruajtën epërsinë deri në fund dhe triumfuan 60:68.

Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Pejës dhe Bashkimit, ku pejanët shënuan fitore bindëse me rezultat 95:58 (26:17, 22:8, 21:17, 26:16).

Gjatë kësaj xhiro është zhvilluar edhe ndeshja në mes të Vëllaznimit dhe Trepçës, ku Trepça shënoi fitore me rezultat 82:83 (13:10, 23:28, 22:19, 24:26).

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje ishte edhe ajo ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit, ku prizrenasit shëuan fitore me rezultat 87:98 (20:33, 21:15, 20:24, 26:26).

Me këtë fitore klubi suharekas, Golden Eagle Ylli ngjitët në pozitën e 2-të me 30 pikë.

Më poshtë mund ta gjeni tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll pas ndeshjeve të javës së 18-të:

EkipetPikët
1. Ponte Prizreni31
2. Golden Eagle Ylli30
3. Peja30
4. Rahoveci30
5. Bashkimi27
6. Sigal Prishtina23
7. Trepça23
8. Vëllaznimi22