Renditja tabelare në Superligë, FC Ballkani në pozitën e parë me 64 pikë

  • 26.04.2021
Renditja tabelare në Superligë, FC Ballkani në pozitën e parë me 64 pikë

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë kësaj xhiro u zhvilluan ndeshje tejet interesante.

Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Ballkanit ndaj Gjilanit si dhe Dritës ndaj Prishtinës.


Ndeshja Ballkani – Gjilani u zhvillua dje me fillim prej orës 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ballkani ka shënuar fitore si vendas, duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 1-0. Kjo fitore ia mundëson Ballkanit të marrë kryesimin e renditjes, me 64 pikë.

Ballkani kaloi në epërsi dhe vendosi fitoren me golin e Mevlan Zekës.

Ndërsa, Prishtina e ka fituar ndeshjen mjaft interesante në stadiumin e qytetit në Gjilan ndaj Dritës, me rezultat 2-1. Prishtinasit fituan falë eurogolit të Endrit Krasniqi dhe golit të Besnik Krasniqit, derisa për Arbërinë një gol e realizoi Betim Haxhimusa.

Po ashtu në këtë xhiro u zhvilluan edhe ndeshjet Drenica – Feronikelit dhe Arbëria – Besa.

Drenica ka barazuar në shtëpi në duel me Feronikelin, me rezultat 1:1. Kuqezinjtë e Skenderajt arritën t’i shmangen humbjes me golin e shënuar në minutat shtesë, kur Kreshnik Uka realizoi me gjuajtje të shkëlqyeshme nga ndërprerja. Feronikeli kishte epërsi që nga minuta e parë, me golin e Marko Simonovskit, pas asistimit të Silvas. Pas këtij barazimi, Drenica renditet e teta me 34 pikë (pozitë kjo që çon në barazh), ndërsa Feronikli me 35 pikë mban pozitën e gjashtë.

Në ndeshjen tjetër, skuadra e parafundit në renditje, Arbëria ka arritur të kthehet te fitorja, duke e mundur skuadrën e fundit në renditje dhe pa shpresa për mbijetesë në elitë, Besën, me shifrat 2:1. Të parët në epërsi kaluan pejanët me golin e Etnik Brrutit, në minutën e 52-të. Por, vendasit u kundërpërgjigjen shpejt dhe në minutën e 65-të barazuan shifrat me golin e Santos, derisa në minutën e 85-të Hysen Bytyqi shënoi golin e fitores. Edhe pas këtij triumfi Arbëria mbetet në vendin e nëntë me 30 pikë, por mbanë gjallë shpresat për t’iu shmangur rënies nga elita.

Më poshtë renditja tabelare e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 30-të:

EkipetPikët
1. Ballkani64
2. Drita64
3. Prishtina63
4. Gjilani43
5. Llapi39
6. Feronikeli35
7. Trepça ’8935
8. Drenica34
9. Arbëria30
10. Besa10
N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë