Renditja tabelare në Superligë, Ballkani në pozitën e tretë me 67 pikë

Renditja tabelare në Superligë, Ballkani në pozitën e tretë me 67 pikë
Çlirim Gashi

07.05.2021 / Sport

Në këtë mesjavë u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë kësaj xhiro u zhvilluan ndeshje tejet interesante.

Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Ballkanit ndaj Arbërisë.

Ndeshja Ballkani – Arbëria u zhvillua dje me fillim prej orës 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Arëria ka shënuar fitore si mysafire, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 3-2.

Arbëria me këtë fitore ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë, ku me këtë fitore Arbëria renditet në pozitën e 8-të me 36 pikë.

Ndërsa Ballkani edhe pas humbjes ndaj Arbërisë qëndron e pozicionuar në vendin e tretë me 67 pikë.

Po ashtu gjatë kësaj xhiro është zhvilluar edhe ndeshja Drenica – Llapi, ku fitore tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë realizoi edhe Drenica, e cila në stadiumin “Bajram Aliu” e mundi Llapin, me rezultat 4:2.

Anthony Monin (4’) autogol, Donald Rapo (48’), Osman Mëziu (80’) e Gentrit Dumani (86’) shënuan për Drenicën, teksa të dy golat për llapjanët i realizoi Amir Hossari. Me këtë fitore, Drenica është ngjitur në pozitën e pestë në tabelë me 41 pikë, dy më shumë se Llapi që ka zbritur në pozitën e gjashtë.

Ndërsa derbi Gjilani – Drita përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, epilog ky i cili e largon edhe më shumë Dritën nga synimi i saj për ta mbrojtur titullin e kampionit, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të kampionatit.

Prishtina ka vazhduar serinë pozitive, duke shënuar fitore me rezultat bindës si mysafire ndaj Besës, me rezultat 3:0. Dy gola për fitoren e 22-të të bardhekaltërve në këtë edicion i shënoi i rikthyer Oto John (66’, 76’), derisa me një gol kontribuoi Besnik Krasniqi (19’). Me këtë fitore Prishtina mbetet lidere edhe pas kësaj jave, me 72 pikë. 

Fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë ka realizuar Feronikeli, që në “Rexhep Rexhepi” e ka mundur Trepçën’89, me rezultat 3:0, me golat e Lapidar Lladrovcit (64’), Marko Simonovskit 88’-pen) dhe Albert Dabiqajt (90+4). Pas kësaj fitoreje Feronikeli është në kuotën e 38 pikëve, derisa Trepça’89 mbetet në kuotën e 36 pikëve.

Më poshtë renditja tabelare e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 33-të:

KlubetPikët
1. Prishtina72
2. Drita69
3. Ballkani67
4. Gjilani48
5. Drenica41
6. Llapi39
7. Feronikeli38
8. Arbëria36
9. Trepça ’8936
10. Besa12
RAPORTO