Renditja tabelare në Superligë, Ballkani kryeson me 44 pikë

23.02.2021

Në fundjavën që lamë pas është zhvilluar xhiro e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku u zhvilluan ndeshje tejet interesante. Ndeshja që mori vëmendje më të madhe ishte ajo e Ballkanit ndaj Feronikelit, ku u luajt në stadiumin e qytetit në Suharekë. Suharekasit shënuan fitore me rezultat 1-0, ishte Mirlind Daku i cili […]

Renditja tabelare në Superligë, Ballkani kryeson me 44 pikë Foto: Ilustrim

Në fundjavën që lamë pas është zhvilluar xhiro e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku u zhvilluan ndeshje tejet interesante.

Ndeshja që mori vëmendje më të madhe ishte ajo e Ballkanit ndaj Feronikelit, ku u luajt në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Suharekasit shënuan fitore me rezultat 1-0, ishte Mirlind Daku i cili e shënoi golin e fitores në minutën e 80’të.

Po ashtu në këtë xhiro është luajtur edhe ndeshja në mes të Llapit dhe Gjilanit, ku Llapi shënoi fitore me rezultat 3-1. Ishte një ndeshje me ritëm të lartë dhe me raste të shumta.

Pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara, klubi suharekas i drejtuar nga Bledi Shkëmbi është duke kryesuar tabelën e Superligës me 44 pikë, duke lënë pas Dritën me 44 pikë, Prishtinën me 38 pikë e Gjilanin me 30 pikë.

Më poshtë renditja tabelare e javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll: